Vrasja e ish-kryeministri Shinzo Abe ka shokuar Japoninë. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për shkaqet që çuan në këtë akt ndaj politikanit më jetëgjatë në vendin ishullor.

Shefi i policisë lokale tha se kishe pasur boshllëqe të konsiderueshme në mbrojtjen e ish-kryeministrit dhe se siguria ishte e mangët.

Policia arrestoi menjëherë pas krimit një 41-vjeçar, i cili ka rrëfyer se e vrau Aben me një armë të bërë vetë.

Sipas mediave japoneze, 41-vjeçari ndër të tjera ka thënë se ish-kryeministri ishte i lidhur me një grup fetar, gjë të cilën policia ende nuk e ka konfirmuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I arrestuari ka shtuar gjithashtu se e urrente Aben dhe e akuzonte atë për shkatërrimin financiar të nënës së tij dhe për prishjen e familjes.

I dyshuari u tha hetuesve se kishte vizituar edhe vende të tjera ku Abe kishte bërë fushatë me qëllim eliminimin e tij.

Funerali i ish-kryeministrit Shinzo Abe do të mbahet të martën, ka njoftuar zyra e tij.

Ndërkohë homazhet nga qytetarë të zakonshëm janë duke u zhvilluar në vendin ku Abe u qëllua për vdekje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";