Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për “Bloomberg” tha se shkalla e vaksinimeve kundër Covid-19 varet nga disponueshmëria e vaksinave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shmangur vonesat e mëtejshme në shpërndarje.

Ai vuri në dukje se Greqia e ka menaxhuar më mirë trajtimin e pandemisë në krahasim me vendet e tjera dhe se injektimi i dozave po ecën me një ritëm të përshpejtuar.

“Ne jemi shumë të varur nga numri i vaksinave që marrim nga Evropa. Unë pres që numri i vaksinave, të rritet ndjeshëm”, deklaroi ai.

Ne nuk do të qëndrojmë prapa vendeve të tjera sa i përket marrjes sa më shpejt të këtyre vaksinave. Jam i sigurt se edhe në Bruksel… mësimet janë marrë… ”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu vlerësoi se pandemia do të zbehet nga muaji prilli. Sipas tij, shkak do të jetë përmirësimi i motit.

“Shpresojmë që një përqindje e konsiderueshme e popullsisë greke do të vaksinohet deri në verë.”