Një modele kolumbiane, Aida Victoria Merlano, arriti të ndihmonte të ëmën që të arratisej nga burgu, duke shpërqëndruar rojen e sigurisë me “hiret” e saj.

Në vitin 2019, nëna e 21-vjeçares, Aída Merlano Rebolledo, asokohe 38 vjeçare, u bë senatore e vendit, por u shkarkua nga autoritetet me akuza manipulimi të votave, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.  Ajo u arratis disa javë pasi mori dënimin me 15 vjet në një burg në Bogota.

Rebolledo kishte shkuar te dentisti së bashku me rojen e burgut dhe një shofer, ku u lejua të hynte e vetme. Por, përmes një litari ajo arriti të dilte nga dritarja. Jashtë klinikës, atë e priste një burrë me motoçikletë dhe arratiset.

Nga ana tjetër, modelja është shfaqur në kopertinën e një reviste, ku shihet e zhveshur me një palë pranga në duar, ku shkruhej: “Bija e kongresmenes së arratisur rrëfen mëkatet.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Modelja Aída Victoria Merlano është arrestuar tashmë nga policia dhe po gjykohet.