Kompania farmaceutike Moderna do të ofrojë 1 miliardë doza për vendet e varfra në vitin 2022, përveç dozave të premtuara për mekanizmin global COVAX.

Kompania gjithashtu ka parashikuar se vitin e ardhshëm do të prodhojë 2-3 miliardë doza të vaksinës.

“Deri më tani, më shumë se 250 milionë njerëz në të gjithë botën janë vaksinuar me Moderna. Sidoqoftë, ne e pranojmë se qasja në vaksina mbetet një sfidë për shumë vende të botës, “tha Stefan Bancell, shefi ekzekutiv i kompanisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në maj, kompania u zotua se do të dërgojë deri në 500 milionë doza të vaksinës së saj përmes COVAX në tremujorin e katërt të  2021.