Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë shqiptarë.

Ngjarja ndodhi në Bavarinë e Poshtme, ku tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja që ngjajnë me ato të policisë.

Pasi autobusi u ndal, autorët hynë brenda, morën para dhe dokumentet e shoferit, dhe u larguan me një makinë.

I arrestuari tashmë ka qenë i dënuar për një tjetër krim, ndërsa policia po punon për të kapur dy bashkëpunëtorët e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";