Sipas mediave të huaja, Simone Bartee ishte duke protestuar me prindërit e saj në Houston, Texas, teksa shpërthen në lot nga frika.
Ndërkaq një oficer terreni vuri re që ajo ishte e frikësuar, i vendosi krahun për ta përkëdhelur, ndërsa vajza iu drejtua atij duke i thënë, “mos do të na qëllosh me armë?”.
Në përpjekje për ta qetësuar, ai i dha një përqafim dhe i tha: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar”. “Ju mund të protestoni, dhe të bëni gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai.
During the protest in Houston yesterday one of the police officers noticed my daughter crying. She asked him “Are you gonna shoot us” he got down on one knee wrapped his arm around her and responded: pic.twitter.com/gQWF7HMf3l
— SimeonB
(@iamsimeonb) June 3, 2020