Rusia e ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga vendi, si hakmarrje ndaj vendimit të Sllovenisë për ta dëbuar një diplomat rus, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë të premten.

Ministria tha se i ka thënë ambasadorit slloven se vendi i tij është përgjegjës për “shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes Rusisë dhe Sllovenisë.

“Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekst të qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, thuhet në komunikatë.

Sllovenia e dëboi më 21 mars një diplomat rus për shkak të “veprimeve në shpërputhje me statusin diplomatik”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";