Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në komandën e flotës. Admirali Alexender Moiseev është emëruar komandant i Marinës.

Pasi ai mori këtë detyrë, postin paraprak që ai mbante, përkatësisht të udhëheqjes së flotës veriore, iu dha zëvendësadmiralit Konstantin Kabantsov. Ndërkaq, udhëheqja e flotës së Detit të Zi iu besua ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, zëvendësadmiralit, Sergei Pinchuk.

Gazetarët dhe blogerët ushtarakë veçse kishin raportuar për disa nga këto ndryshime. Më 2 prill, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi për dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, lidhur me ndryshimet.

Ndryshimet në komandë u bënë në kohën kur Rusia është përballur me dështime në flotën e Detit të Zi në luftën kundër Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të Marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.

Shumica e anijeve të Marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur n Novorusia. Ukraina sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të Marinës së Rusisë. /REL