Moska nuk e përjashton mundësinë e një lufte civile në Afganistan , por nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

 

Këtë gjë e konfirmoi zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, pas konfliktit të krijuar mes talebanëve dhe forcave të rezistencës formuar në provincën Pansir.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot, në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive u tha se zhvillimet mund të marrin një kthesë të tillë që do të shkaktonte një luftë tjetër civile në Afganistan, duke paraqitur rreziqe dhe kërcënime shtesë. Dhe sigurisht, askush nuk ka ndërmend të ndërhyjë në këto zhvillime”, tha Peskov.