Nju Jork është goditur nga reshje shiu duke shkaktuar përmbytje të shumta në qytet.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e përmbytjeve dy persona kanë humbur jetën.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi se viktimat janë dy burra, të moshës 39 dhe 43 vjeç.

Ngjarja e parë u regjistrua në Brooklyn, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete në bodrumin e përmbytur të një godine. Ai u nxor nga ekipet e zhytjes së FDNY dhe u transportua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rasti i dytë ndodhi në zonën e Washington Heights, në veri të Manhattanit, ku u gjet trupi i një 43-vjeçari brenda një ambienti të përmbytur.

Sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të NYC, reshjet kanë thyer rekorde historike. Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi 1.8 inç shi në Central Park, shifër që sipas vlerësimeve paraprake tejkalon rekordin e vitit 1917. Ndërsa në aeroportin LaGuardia u regjistruan 1.97 inç shi, duke kaluar rekordin e vitit 1955.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin bodrumet dhe zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa paralajmërojnë për reshje të tjera të mundshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";