Pjesa veriore e Italisë vijon të jetë e mbërthyer nga një mot shumë I keq.

 

Në zonën e Cuneos disa makina u bllokuan në dëborë në Colle dell’Agnello, një nga kalimet midis Italisë dhe Francës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pas rrëshqitjes së dheut në Savoy, trafiku hekurudhor mes dy vendeve do të pezullohet për një javë.

 

Në Milano, parku Idroscalo u mbyll pas shirave të dendur, teksa ka pasur ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe përmbytje në shumë zona të Lombardisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Varese ka pasur shumë shembje dhe makina të dëmtuara. Disa goditje rrufe shkëputën sistemet hekurudhore në Novi Ligure.

 

Përmbytje të konsiderueshme janë regjistruar në Liguria, ku ranë 80 milimetra shi në më pak se një orë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zonën e Savonës ka pasur stuhi breshëri ndërsa në Venezia nivel i lartë uji. Temperaturat janë ulur me 15 gradë në raport me pak ditë më parë në të gjithë Italinë.