Shirat e dendur në veri të Italisë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Ndërsa shtëpitë janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, shumë të tjera janë përmbytur.
Shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në qytetin Edolo në rajonin Val Camonica në Italinë veriore.
Në deklaratën e bërë nga zjarrfikësit italianë, thuhet se janë evakuuar të paktën 15 persona që banonin në zonën e rrezikshme.
Shërbimet e trenave në rajon u pezulluan dhe disa autostrada u mbyllën për trafikun për shkak të përmbytjeve.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Është raportuar se 40 zjarrfikës janë caktuar për përpjekjet e kërkim-shpëtimit. /vizionplus.tv
