Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë. Reshjet e dendura të dëborës  dhe shiut kanë anuluar qindra fluturime dhe linjave të transportit hekurudhor.

Në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në  Gjermani janë pezulluar mbi 500 fluturime, ndërsa në Munih 250 të tilla. Aeroporti në perëndim të  Gjermanisë u mbyll , ndërsa të tjerë po përballen me vonesa e deri në pezullim të udhëtimeve.

Po ashtu  Operatori kombëtar i trenave  ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë .

Reshjet në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar shumë aksidente rrugore mëngjesin e kësaj të mërkure.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./vizionplus.tv/