Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ai është një udhëheqës ideologjik, që ka për qëllim t’ia rikthejë Rusisë statusin e superfuqisë, që e humbi pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

 

Vladimir Vladimirovich Putin lindi në Leningrad, Shën Petersburgun e sotëm në Rusi më 1952. Në vitin 1975, ai iu bashkua shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, KGB, dhe u vendos në Gjermani, para se të futej në politikë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund të vitit 1999, presidenti Boris Yeltsin dha dorëheqjen pas një skandali, duke i dhënë zotit Putin postin e presidentit në detyrë, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

 

Nga ajo kohë ai kontrollon pushtetin në Moskë, duke fituar zgjedhjet disa herë, të konsideruara gjithnjë e më shumë si të manipuluara, duke shmangur kufizimet e mandatit dhe duke burgosur, ose duke u përpjekur të vrasë kundërshtarët e tij kryesorë politikë, thotë Michael Kimmage nga Fondi Gjerman Marshall.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka shumë raste gazetarësh, zyrtarësh të zbulimit, apo të tjerë, që janë vrarë. Supozohet se janë kryer me urdhër të Putinit, ose të paktën, nën komandën e vartësve të tij”, thotë ai.

 

Vladimir Putin ka kultivuar imazhin e një mashkulli të fuqishëm me autoritet dhe që ka njohuri për gjithshka. Kjo përputhet me ideologjin e udhëheqjes së tij, thotë profesori i psikologjisë Samuel Hunter, ndërsa shton se udhëheqës si ai shohin nga e kaluara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata flasin për kohën kur gjërat ishin më mirë. Flasin se si nën udhëheqjen e tyre do të kthehen në epokën kur kishin më shumë ndikim dhe fuqi. Putini është shembulli i duhur i kësaj”, thotë zoti Hunter.

 

Zoti Putin dëshiron që Rusia të trajtohet sërish si një superfuqi, thotë Angela Stent nga Instituti Brookings.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai beson se pjesa tjetër e botës duhet ta trajtojë Rusinë si dikur Bashkimin Sovjetik. Ai nuk kërkon rikthimin e Bashkimit Sovjetik, por dëshiron të trajtohet si fuqi e madhe, pikëpamjet e së cilës respektohen, që njerëzit të frikësohen nga Rusia dhe të pranojnë se është e drejtë e saj, të shtrijë ndikimin tek vendet fqinje”, thotë zonja Stent.

 

Analisti Kimmage pajtohet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në sytë e tij, ai është patriot i madh rus. Ai është i përkushtuar për të kaluarën dhe madhështinë ruse, si një forcë motivuese. Sigurisht, pikënisja është dëshira e tij për pushtet dhe tërheqja që kishte nga KBG-ja si një institucion i fuqishëm”, thotë ai.

 

Pavarësisht ekonomisë relativisht të dobët të Rusisë, zoti Putin është përfshirë në konflikte të mëdha në mbarë botën dhe ka ndërtuar aleanca të forta, që kanë rritur popullaritetin e tij në vend, thotë Elizabeth Shackelford nga Këshilli i Çikagos për Çështje Globale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjëja kryesore është se ai erdhi dhe me të vërtetë e riktheu Rusinë në një lojtare të madhe në skenën botërore, pas një kohe kur Rusia ishte vërtetë e lënë mënjanë. Ai e bëri këtë duke goditur përtej mundësive të tij”, thotë ajo.

 

Megjithëse ai ka angazhuar trupat ruse në konflikte brutale, fillimi i një sulmi të plotë ndaj Ukrainës, për shumëkënd ishte befasi për shkak të shkallës së lartë të rrezikut, përfshirë ish-presidentin Barack Obama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithmonë ishte i pamëshirshëm. Ju ishit dëshmitarë të asaj që bëri në Çeçeni. Ai nuk e kishte problem të shtypte ata që i shihte si kërcënim. Kjo nuk është diça e re. Por para pesë vitesh nuk do ta kisha menduar kurrë, që do të arrinte në këtë pikë”, thotë ish presidenti Obama.

 

Ekspertët thonë se që nga fillimi i pandemisë, zoti Putin mbeti vetëm dhe më i izoluar se kurrë, ndërsa u duk duke marrë masa ekstreme për t’u mbrojtur në takimet, që pati pak para sulmit kundër Ukrainës, me disa udhëheqës botërorë, që ishin të vaksinuar dhe të testuar për COVID./ Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";