Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, shihen si dëshmi e përkushtimit të këtij shteti për të ndjekur rrugën e integrimeve euroatlantike, por diplomatët në Bruksel rikujtojnë se realizimi i këtyre aspiratave varet nga vullneti kolektiv i të gjitha 30 vendeve anëtare të aleancës.

 

Shtetësinë e Kosovës nuk e njohin katër vende anëtare të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja dhe ky fakt mund të bëhet pengesë edhe për përfshirjen formale të Kosovës në Partneritetin për Paqe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus nga Këshilli i Atlantikut – trupi vendimmarrës i NATO-s”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

 

NATO-ja nuk e ka mbështetur zyrtarisht as transformimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ndonëse ky hap është mbështetur nga shumë shtete anëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga NATO-ja vazhdojnë të insistojnë se mbështesin aktivitetet e ndërtimit të forcave të sigurisë së Kosovës, por nënvizojnë se kjo vlen vetëm për “mandatin e tyre origjinal”.

 

“NATO-ja mbetet tërësisht e përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Misioni ynë i KFOR-it vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga viti 1999. Çfarëdo ndryshimi në paraqitjen e KFOR-it mbetet e bazuar në kushtet dhe në kalendarin kohor”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga aspekti politik, NATO-ja vazhdon të mbështesë normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe ato përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Procesin e dialogut, NATO-ja e konsideron “zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për të dyja palët dhe gjithë rajonin”.

 

ialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";