Ministrat e Jashtëm të NATO-s, janë bërë bashkë këtë të premte për të diskutuar situatën në Afganistan. Në një deklaratë të përbashkët, ata bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

 

“Detyra jonë e menjëhershme tani është të përmbushim angazhimet tona për të vazhduar evakuimin e sigurt të qytetarëve tanë, shtetasve të vendeve partnere dhe afganëve në rrezik, në veçanti atyre që kanë ndihmuar përpjekjet tona. Çdo qeveri e ardhshme afgane duhet t’i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare të afganistanit; mbrojtjen e të drejtave njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht grave, fëmijëve dhe pakicave dhe të sigurohet që afganistani të mos shërbejë më kurrë si një strehë e sigurt për terroristët. Ne mbetemi të përkushtuar për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe solidaritet”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg e përshkroi situatën si një tragjedi për popullin e Afganistanit, ndërsa kërkoi bashkëpunim më të fortë mes aleatëve për të luftuar terrorizmin.