Amerikanët Harvey Alter dhe Charles Rice si dhe britaniku Michael Houghton fituan Çmimin Nobel në Mjekësi për 2020-n.Ky çmimi iu atribua shkencëtarëve për kontributin ne zbulimin e virusit të Hepatitit C.

 

“Kontributi i tyre ishte vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem kryesor shëndetësor global që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë në njerëz në të gjithë botën. Zbulimi i virusit të Hepatitit C zbuloi shkakun e rasteve të mbetura të hepatitit kronik dhe bëri të mundur analizat e gjakut dhe ilaçeve të reja që kanë shpëtuar miliona jetë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zbulimi gjithashtu lejoi zhvillimin e shpejtë të barnave antivirale dhe sëmundja tani mund të shërohet.  Çmimi për punën ne zbulimin  e virusit vjen ndërsa bota lufton me pandeminë e Covid 19. Ndaj Fituesit e këtij viti do të ftohen të festojnë së bashku me laureatët e vitit 2021, me shpresën që pandemia do të jetë lehtësuar deri atëherë. Ndërkohë fituesit e çmimit do të zbulohen të Martën, pasuar nga çmimi i kimisë të Mërkurën. Çmimi i letërsisë do të shpallet të enjten dhe çmimi i paqes të premten. Ekonomia do te mbylle vlerësimet e akademisë se Nobel .

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndahet çmimi ‘Nobel’ në mjekësi/ U jepet 3 shkencëtarëve për zbulimin e virusit të Hepatitit C shkruan Vizion Plus.