Argjentina ka vendosur që të mbajë tre ditë zie kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë këtë të mërkurë pasi pësoi një arrest kardiak.

 

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka postuar një mesazh, përmes së cilës shpreh dhimbjen nga lajmi i trishtë që pushtoi sot botën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju na dërguar në majën e botës. Na bëre jashtëzakonisht të lumtur. Ju ishit më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që keni ekzistuar, Diego. Do të na mungoni për gjithë jetën”.

 

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Maradona vdiq në shtëpinë e tij në Buenos Aires vetëm disa ditë pasi mbushi 60 vjeç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.