Këshilli i Sigurisë Kombëtare Belge vendosi të enjten, të marrë një sërë masash emergjente, pas disa ndërhyrjeve me dronë në hapësirën ajrore belge.

Ndërhyrjet u evidentuan mbi baza ushtarake dhe pranë aeroporteve të Brukselit dhe Liezhit, të cilat u detyruan të pezullonin operacionet e tyre nga nata e së martës deri të mërkurën.

Kryeministri belg Bart De Wever thirri, Këshill të Sigurisë Kombëtare emergjente, pasi kjo po shkakton shqetësim tek autoritetet.

Siç njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, gjithashtu u vendos që Qendra Kombëtare e Sigurisë së Hapësirës Ajrore (NASC) në bazën ajrore Beauvechain të bëhet plotësisht funksionale deri më 1 janar, ndërsa fluturimi i avionëve të pilotuar pa leje mbi zona të ndjeshme do të ndalohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";