Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë se 400-500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo shifër është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit.

 

Shifra e re doli gjatë një përgjigjeje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit britanik Piers Morgan dhe që dukej se ishte e pamenduar. Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përpara deklaratës së zotit Thawadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40./voa