Pesë janë vendet që gjenerojnë 60% të ndotjes globale. Sipas shifrave të vitit 2019, vetëm Kina prodhon ndotje sa katër të tjerat të marra së bashku. Për më tepër sasia e CO2 që prodhon ajo sa vjen e rritet.

Në mënyrë të veçantë, janë pesë kompanitë më të mëdha të industrisë kineze që lëshojnë në atmosferë sasitë më të mëdha të dioksidit të karbonit. China Baoëu, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, çliron CO2 sa i gjithë Pakistani.

Gjiganti shtetëor i naftës, Sinopec Group, dhe një nga filialet e saj, China Petroleum & Chemical, kontribuoi në 2020 në ngrohjen globale më shumë se Kanadaja, e cila është gjithashtu një nga ndotësit e mëdhenj.

Megjithëse dihet se kompanitë e mëdha kineze janë të parat në listën e shkaktarëve të ngrohjes globale, nuk ka të dhëna plotësisht të sakta për këto gjigante që menaxhohen nga shteti komunist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa liderët dhe diplomatët botërorë mblidhen në Glasgoë, Skoci, për të diskutuar se si të mbajnë nën kontroll temperaturat në rritje, të kuptuarit e rolit të titanëve industrialë të Kinës nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm. Këto kompani nuk do të jenë palë në negociatat e mbështetura nga Kombet e Bashkuara. Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk do të jetë efektive në praktikë pa bashkëpunimin e tyre të fortë.

Sipas një studimi nga Rhodium Group, kompanitë e Kinës i çuan emetimet e gazeve serrë të vendit mbi ato të të gjitha vendeve të zhvilluara të marra së bashku, në vitin 2019. Për të përmbushur premtimin e Presidentit Xi Jinping për të zeruar emetimet deri në vitin 2060, të njëjtat kompani do të duhet të largohen nga energjia që ndot, të përqafojnë teknologjitë e reja dhe të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të tyre.