Në Afrikë shënohet për herë të parë rritje me mbi 5 mijë në ditë e numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave nga Qendra Afrikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (Africa CDC), bëhet e ditur se me 5.091 rastet e reja të COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 124.482.

Ndërkohë nga COVID-19 janë regjistruar 3.696 vdekje si dhe janë shëruar 51.095 persona.

Rajonet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Veriut me 37.566 raste, Afrika Perëndimore me 31.279, Afrika e Jugut me 27,858, Afrika Qendrore me 13.929 dhe Afrika Lindore me 13.850 raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika Jugut, Egjipti, Algjeria, Maroku, Nigeria, Gana, Kameruni dhe Sudani.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 816 në Egjipt, 623 në Algjeri, 552 në Afrikën e Jugut, 254 në Nigeri, 202 në Marok, 195 në Sudan dhe 175 në Kamerun.