Vrasja e Liridona Ademajt ka shkaktuar jo pak reagime jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Suedi, vendin ku 30-vjeçarja jetonte dhe punonte.

 

Naim Muserli, bashkëshorti i saj akuzohet se pagoi dy persona për 30 mijë euro për vrasjen e gruas. Ai u la në paraburgim për 30 ditë, ndonëse i mohoi akuzat duke thënë se ishte edhe vetë i rrezikuar dhe kërkoi një dënim më të butë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nder të saj, lokali ku Liridona punonte ditën e dielë u hap për të shërbyer kafe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin.

 

Lajmi u bë publik në faqen zyratre të Lejas Cafe. Në këtë postim, komentet kanë qenë të shumta, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe kanë shprehur keqardhje për ikjen e parakohshme të Liridonës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, ka pasur nga ata që kanë pyetur nëse do të ketë mbledhje fondesh për familjen dhe fëmijët e Liridonës dhe faqja e Lejas Cafe e pohon një gjë të tillë.

 

A ka ndonjë lloj mbledhje fondesh për familjen dhe fëmijët e saj?”, shkruan një komentues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po për ata që duan të kontribuojnë, mund ta bëni këtë duke dërguar shumën e dëshiruar në Lejas sëish. Në kutinë e mesazheve shkruani Lilly. Këto pastaj do t’i nxjerrim dhe do t’i dërgojmë te familja e saj në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Lejas Cafe.