Në mes të luftimeve të reja, mbërrijnë lajmet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe lideri rus Vladimir Putin mund të takohen me njëri-tjetrin në funksion të uljes së armëve dhe shkaurjes drejt një marrëveshje paqeje.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se ata kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në një takim midis Putinit dhe Zelensky.

“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ka një bazë për marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Cavushoglu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duhet të përgatitet terreni për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Tashmë kemi njoftuar se jemi të gatshëm ta presim atë takim”, shtoi ai.

Kuleba i tha ministrit turk se shpresonte se Turqia do të ishte “në mesin e vendeve” që mund të shërbente si garanci për çdo marrëveshje paqeje midis vendeve, raporton BBC.

Kujtojmë se Zelensky, që në fillim të sulmit, është shprehur i gatshëm për takim me Putinin, madje dhe duke e ftuar atë, “si burri me burrë”.

Nga ana tjetër, për vetë pozicionin gjeopolitik të momnentit, Turqia ka shansin më të madh që t’i ulët palët në tryezë, për vetë llojin e raporteve që ka m dy vendet. Për momentin, gëzon pozitën më idale të një ndërmjetësuesi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë arsye, i vetmi që ka shkelur në Kremlin këto kohë si negociator, është pikërisht kryediplomati turk. Çavushoglu ishte dy ditë më parë në Moskë në takime me homologun Lavrov.