Të hënën pritet të zhvillohet në Turqi raundi tjetër i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamia i cili shkruan se bisedimet do të zhvillohen tre ditë, nga e hëna në të mërkurë.

Presidenti turk, Erdogan, kishte deklaruar se palët ishin marrë vesh për katër pika nga gjashtë që janë diskutuar deri më tani mes ukrainasve dhe rusëve.

Raundi i parë i bisedimeve  u zhvillua në Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, por Turqia ka luajtur një rol në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";