Gjatë vizitës së tij në selinë e përbashkët amerikano-izraelite të forcave shumëkombëshe që mbikëqyrin respektimin e armëpushimit në Gaza, në qytetin Kiryat Gat, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i qeverisë së tij është çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Rripit të Gazës.

Netanyahu tha se ky objektiv, i cili sipas tij u dakordësua edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe me partnerë të tjerë, duhet të arrihet:

“Ne duam të sigurohemi që qëllimi që u pajtuam me presidentin Trump, me konsensusin e të tjerëve, pra çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Gazës, do të realizohet,” u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se procesi po ecën në mënyrë graduale si pjesë e një plani të gjerë të zbatuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot ka një përpjekje të vërtetë të përbashkët, me të cilën sigurojmë që siguria jonë të mbetet në duart tona, në mënyrë që të arrijmë rezultate që ndoshta asnjë nuk i besonte se mund t’i arrinim, por ne jemi të vendosur të përpiqemi,” tha Netanyahu.

Duke iu referuar fjalëve të presidentit Trump, Netanyahu citoi mesazhin e thjeshtë të amerikanit: “Presidenti Trump e tha qartë: do t’ia dalim, ose në mënyrën e lehtë, siç shpresojmë, ose në mënyrën e vështirë. Por do arrijmë atë që jemi të vendosur të arrijmë.”