Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e lidhi mbijetesën e tij politike me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe një shteti palestinez në një konferencë shtypi të enjten.

Ai komentoi raportet e NBC se SHBA po përgatiten për krijimin e një shteti Palestinez dhe tha se nuk do ta lejojë këtë.

Ai shtoi se shumica e qytetarëve izraelitë janë kundër krijimit të një shteti palestinez.

“Kështu që bie ndesh me idenë e vetëqeverisjes palestineze.  Unë po ua them këtë të vërtetë miqve tanë amerikanë”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Konflikti me palestinezët nuk ka të bëjë me “mungesën e një shteti, por ekzistencën e një shteti, një shtet hebre “, tha Netanyahu.

Me çdo marrëveshje të mundshme, thotë ai, “Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”.

Lidhur me të ardhmen e Gazës, kryeministri izraelit tha se do të ishte i lumtur nëse do të kishte njerëz nga Gaza për të drejtuar çështjet politike në Rrip.

Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë derisa Hamasi të mposhtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke treguar një foto të një ushtari që u vra, Netanyahu theksoi se vdekja e tij, si ajo e ushtarëve të tjerë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, duke u zotuar se operacionet do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.

“Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, shpjegoi kryeministri i Izraelit.

Lufta kundër Hamasit, siç thekson kryeministri i Izraelit, “vazhdon në të gjitha frontet derisa të arrihen të gjitha synimet që kemi vendosur”.

Fitorja do të marrë muaj “por ne jemi të vendosur për ta arritur atë”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";