Izraeli nuk do të kërkojë të pushtojë, apo te sundojë Gazën pas luftës kundër Hamasit. Kjo u përsërit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News.

 

Nderkohe, behet e ditur se ushtria izraelite vrau dy udhëheqës të Hamasit të Njësisë Nukbha që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit në Jabalya, në veri të Rripit.

 

 Zëdhënësi i ushtrisë, shpjegoi se viktimat  janë Ahmed Musa dhe Omar Al-Hindi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Së bashku me ta u vra edhe kreu i njësisë snajperiste të Brigadës Veriore të Hamasit, Mohammed Kahlout. Sipas zëdhënësit, mbrëmë janë vrarë edhe 19 operativë të Hamasit. Në periferi të Sheikh Ijlin – pjesa jugore e qytetit të Gazës – u zbulua një vend lëshimi raketash i vendosur pranë ndërtesave të banimit.