“Ky është fillimi i fundit për Hamasin”, kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë për mediat. Përmes këtij paralajmërimi, Netanyahu iu bëri thirrje terroristëve të Hamasit të dorëzohen.

 

“Unë u them terroristëve të Hamasit: Ka mbaruar. Mos vdisni për shefin e Hamasit, Jahja Sinëar. Dorëzohuni tani,” tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se dhjetëra luftëtarë të Hamasit janë dorëzohen së bashku me armët e tyre. Izraeli ka deklaruar më herët se ndodhet në fazën më intensive të luftës së pakthyeshme për shkatërrimin e Hamasit. Në disa video të publikuara shfaqen edhe ushtarë të Hamasit të zhveshur dhe të ulur në tokë, pasi janë kapur peng nga ushtria izraelite./vizionplus.tv/