Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të transmetuar në mediat izraelite tha se “një nga qëllimet e luftës është lirimi i të gjithë pengjeve” izraelite që janë marrë nga Hamasi më 7 tetor.

 

“Tani kemi përfunduar kthimin e pengjeve tanë të parë. Fëmijët, nënat e tyre dhe gratë e tjera. Por, unë e bëj të qartë për ju – familjet dhe për ju – qytetarët e Izraelit, ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve. Ky është një nga qëllimet e luftës dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”tha zoti Netanyahu.

Forcat izraelite po përdorin një armëpushim katër-ditor me grupin militant palestinez Hamas për të përgatitur fazën tjetër të operacionit të tyre në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë ditëve të armëpushimit, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) do të përfundojë përgatitjen dhe gatishmërinë e saj për fazat e ardhshme të luftës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në konferencën e përditshme të shtypit

 

Hamasi kreu një sulm terrorist më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng të paktën 240 të tjerë.

Izraeli u përgjigj fillimisht me sulme ajrore dhe më pas me operacion tokësor me qëllimin e shkatërrimit të aftësive ushtarake të Hamasit. Operacionet izraelite, sipas shifrave të pakonfirmuara të Hamasit, morën jetën e 13 mijë palestinezëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli dhe Hamasi kanë ndaluar luftimet nga mëngjesi i të premtes duke nisur kështu një armëpushim të përkohshëm me qëllimin e këmbimit të disa pengjeve izraelite me palestinezë që mbaheshin në burgjet e Izraelit. Armëpushimi ka qëllim që gjithashtu të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës.

Katari, i cili veproi si ndërmjetës për marrëveshjen e armëpushimit të përkohshëm, tha se 13 izraelitë ishin liruar, disa me shtetësi të dyfishta. Tridhjetë e nëntë gra dhe fëmijë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në këmbim të 13 izraelitëve, tha Katari.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se në mesin e pengjeve të liruar sot janë edhe katër nënshtetas gjerman.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jam jashtëzakonisht e lehtësuar që 24 pengje sapo u liruan nga Gaza. Mes tyre janë edhe katër gjermanë, përfshirë një baba i cili pas 49 ditësh ferri, me frikë të pabesueshme, më në fund mund të përqafojë përsëri dy vajzat e tij të vogla dhe gruan e tij”tha zonja Baerbock ndërsa po merr pjesë në një konferencë partiake të partisë së saj të të Gjelbërve.

Katari gjithashtu njoftoi se 10 tajlandezë dhe një filipinas u liruan si pjesë e një marrëveshje tjetër që me ndihmën e Egjiptit u arrit me Hamasin.

Në anën jugore të Gazës, përmes kufirit me Egjiptin, janë futur njëqind e tridhjetë e shtatë kamionë me mallra, kolona më e madhe humanitare që nga 7 tetori, tha në një deklaratë zyra humanitare e OKB-së (OCHA).

OCHA shtoi se 129,000 litra karburant dhe katër kamionë që transportonin gaz kaluan gjithashtu në Gazë./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";