Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë “të qetë”, duke i siguruar ata se Izraeli është i gatshëm të mbrohet nga çdo sulm.

Netanyahu, vizitoi bazën e rekrutimit të ushtrisë Tel Hashomer, nga ku u shfaq i bindur për atë që u referua si fitore.

“E di që qytetarët izraelitë janë në gatishmëri dhe ju kërkoj një gjë: Qëndroni të qetë. Ne jemi të përgatitur edhe për mbrojtje edhe për sulm, ne godasim armiqtë tanë dhe jemi gjithashtu të vendosur të mbrohemi”.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken kërkoi për herë të parë publikisht  nga Irani dhe Izraeli që të shmangin çdo “përshkallëzim” që do të çonte në një konflikt më të gjerë të armatosur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";