Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se çdo vendim i marrë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila po heton sulmet e 7 tetorit nga Hamasi dhe ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, nuk do të ndikojë në veprimet e Izraelit.

“Nën udhëheqjen time, Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për të minuar të drejtën themelore për vetëmbrojtje,” tha ai në një deklaratë në aplikacionin Telegram.

“Megjithëse vendimet e marra nga gjykata e Hagës nuk do të ndikojnë në veprimet e Izraelit, ato do të krijojnë një precedent të rrezikshëm që kërcënon ushtarët dhe figurat publike,” shtoi ai.

Një nga kanalet kryesore televizive të Izraelit, Channel 12, raportoi javën e kaluar se qeveria është e shqetësuar se GJPN-së mund të lëshojë urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë për shkelje të supozuara të ligjit ndërkombëtar në Rripin e Gazës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas kanalit, kryeministria ka “mbajtur një mbledhje urgjente” për këtë çështje.

Një zëdhënës i qeverisë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve në lidhje me këtë raport.

Izraeli nuk është anëtar i ICC dhe nuk e njeh juridiksionin e tij. Territoret Palestineze u bënë anëtare të ICC në vitin 2015.

Prokurori Karim Khan tha në tetor se Gjykata ka juridiksion mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga militantët e Hamasit në Izrael ose izraelitët në Rripin e Gazës. Ekipi i tij aktualisht po heton krimet e mundshme në Gaza dhe, tha ai, ata që zbulohen se shkelin ligjin do të mbahen përgjegjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ICC ka 124 anëtarë të përhershëm dhe mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe agresion.

Çështja që ai po heton është e ndarë nga akuza për gjenocid që po shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), gjithashtu me qendër në Hagë.

ICC është një gjykatë e Kombeve të Bashkuara dhe merret me mosmarrëveshjet midis shteteve ndërsa GJNP është një gjykatë penale, e krijuar me traktat dhe e fokusuar në përgjegjësinë individuale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";