Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të dielën se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për ta parandaluar rigrupimin e Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Gjatë javës së kaluar Izraeli ka goditur disa shënjestra në Libanin fqinj, ndërsa ushtria izraelite tha të shtunën se goditi raketahedhës dhe caqe ushtarake të Hezbollahut.

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se 21 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në disa sulme ajrore izraelite të shtunën.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera – Izraeli shkëmbyen sërish akuza për shkeljen e armëpushimit të brishtë që është në fuqi që nga 10 tetori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne po vazhdojmë ta godasim terrorizmin në disa fronte”, tha Netanyahu në hapje të mbledhjes së kabinetit të tij qeveritar të dielën.

“Këtë fundjavë, IDF-ja [ushtria izraelite]goditi në Liban, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar Hezbollahun ta rikthejë aftësinë e tij kërcënuese ndaj nesh”.

“Këtë po e bëjmë edhe në Rripin e Gazës. Që prej armëpushimit, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë, dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Netanyahu.

E shtuna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse qëkurse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi, pas dy vjetëve luftë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria izraelite tha se një “terrorist i armatosur” kishte kaluar të ashtuquajturën vijë e verdhë – kufiri brenda Rripit të Gazës, përtej të cilit forcat izraelite janë tërhequr – dhe kishte hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Ushtria “filloi t’i godasë objektiva terroriste në Rripin e Gazës” si përgjigje, thuhej në deklaratë.

Netanyahu pretendoi të dielën se Hamasi kishte bërë “disa tentativa” për të depërtuar përtej vijës së verdhë për të “tentuar të dëmtojë ushtarët tanë”.

“Ne e kemi parandaluar këtë me forcë të madhe dhe gjithashtu jemi kundërpërgjigjur duke shkaktuar një çmim shumë të rëndë. Kjo përfshin shumë terroristë që kemi eliminuar”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Netanyahu tha se ideja se Izraelit i nevojitej miratim i jashtëm para ndërmarrjes së veprimeve, është “gënjeshtër absolute”.

“Ne vendosim në mënyrë të pavarur nga çdo faktor, dhe ashtu duhet të jetë. Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”, tha ai.

Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet pretenduan se sulmet e së shtunës në Gazë “eliminuan kreun e furnizimit dhe pajisjeve në qendrën e prodhimit të Hamasit”.

Alaa Haddadeh “vepronte për të transferuar armë nga qendra e Hamasit te komandantët e batalioneve dhe të fushës”, thuhej në një deklaratë të përbashkët./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";