Llogaritë e “Twitter”-it të Joe Biden, Kim Kardashian, Barack Obama, Elon Musk, Jeff Bezos dhe Kanye West u hakëruan të mërkurën, ndërsa ende është e paqartë shkaku i sulmit.

Sipas bashkëthemeluesi të kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”, Dmitri Alperovitch, ky duhet të jetë hakërimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale.

Po ashtu, u hakëruan edhe disa llogari të organizatave të përqëndruara tek monedhat virtuale. Mendohet se hakerat kanë siguruar më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale (bitcoin).

Rrjeti social “twitter” paralajmëroi nisjen e hetimeve dhe njoftoi se së shpejti do të dalë me një deklaratë. Shumë tweets të publikuar u fshinë me shpejtësi, ndërsa u bënë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Barack Obama tek Kim Kardashian/ Hakerohen llogaritë në Twitter të disa personaliteteve shkruan Vizion Plus.