Anonymous ka postuar një video aty ku ka zbuluar marrëdhëniet e personaliteteve të njohura me rrjetin e trafikimit të fëmijëve Jeffrey Epstein. Këta emra përfshinin Ivanka dhe Donald Trump, Naomi Campbell, Chris Evans, Mick Jagger, Will Smith, e shumë të tjerë.

Lista me qindra emra u ngarkua përmes një skedari në faqen e Anonymous nën emrin “Libri i zi i Jeffrey Epstein”. Në libër u ekspozuan të gjithë njerëzit që morën pjesë në festat e organizuara nga Jeffrey Epstein, aty ku thuhej se ai “rekrutonte fëmijët”.

Rasti i Jeffrey Epstein mori shumë vëmendje sa që Netflix publikoi ​​një dokumentar në lidhje me të. Pasi u zbulua se ishte fajtor, biznesmeni thuhet se ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos lejonte të zbuloheshin informacione për të tjerët

Anonymous kërcënoi drejtpërdrejtë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emri i të cilit gjithashtu u shfaq në listën e lartpërmendur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";