Një anije e dytë e ngarkuar me ndihma humanitare është gati për nisje të menjëhershme nga Qiproja me destinacion Rripin e Gazës, pas mbërritjes të 200 tonëve ndihma ushqimore një ditë më parë.

Organizata Botërore Qendrore e Kuzhinës njoftoi sot se e gjithë ngarkesa u shkarkua sot përmes një doke të përkohshme lundruese dhe u transportua në enklavë me 12 kamionë.

Jose Andres, kreu i organizatës Open Arms, tha se  në anijen e dytë u ngarkuan 240 tonë ushqime: oriz, miell, vaj, proteina të konservuara dhe perime, por edhe hurma që hahen tradicionalisht gjatë muajit të Ramazanit.

Anija do të lëvizë në korridorin humanitar detar që është hapur nga porti i Larnakës dhe është përdorur për herë të parë nga anija e organizatës joqeveritare spanjolle Open Arms, e cila tërhoqi një maune me 200 tonë ndihma ushqimore./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";