Italianët që kanë në plan t`i kalojmë pushimet jashtë kufijve, do të duhet të kënaqen me një numër të vogël destinacionesh, sepse në disa vende europiane, ata konsiderohen praktikisht “ non grata”.

Kjo po ndodh edhe brenda vetë zonës Schengen ku thuajse të gjithë shprehen të gatshëm për hapjen e kufijve. Greqia, ndër destinacionet më të preferuara turistike, nxorri listën e 29 shteteve, turistët e të cilëve mund ta vizitojnë vendin që nga 15 qershori e jashtë të cilës ka lënë shtetet me nivel të lartë infeksioni, si SHBA-ja.

Italisë po ashtu i ishte bërë “block”, megjithatë në një njoftim të përditësuar mëngjesin e sotëm vërehet një zbutje persa i takon zonave te rrezikut.

Tani, kush shkon ne Greqi nga shkon atje nga Lombardia, Piemonte, Emilia Romagna dhe Veneto, duhet t`i nënshtrohet testeve. Italianëve sakaq ia mbyllin derën 22 shtete të tjera europiane, duke nisur nga Austria që nga 15 qershori lejon lëvizjen e lirë pa asnjë kontroll në kufi me Gjermaninë, Zvicrën e Liechtensteinin, por jo Italinë e konsideruar vatër të sëmundjes. As Zvicra nuk i do italianët rrotull, e Qipro po ashtu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendet e tjera ku ata nuk lëvizin dot përfshijnë Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën, Maltën, Finlandën, Rumaninë, Hngarinë, Cekinë, Bosnjën, Malin e Zi etj.