Italia të shtunën filloi administrimin e dozave përforcuese të vaksinave ndaj COVID-19 për njerëzit mbi moshën 60 vjeç, një ditë pasi procedura u autorizua nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ky vendim është mbështetur në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s.

Administrimi i dozës së tretë të vaksinës anti COVID-19 do të bëhet gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar.