Në Bali të Indonezisë nisi takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha, ndërsa agresioni rus në Ukrainë ishte tema kryesore. Në takim merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore refuzuan të merrnin pjesë në darkën e mirëseardhjes për shkak të zotit Lavrov.

 

Agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit të 20 ekonomive kryesore (G-20), që nisi në Bali të Indonezisë. Në fjalën e saj gjatë nisjes së takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi bëri thirrje për unitet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim janë të pranishëm Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministrin i Jashtëm kinez Wang Yi. Sipas analistëve konsensusi gjatë këtij takimi duket i largët.

 

Zonja Marsudi tha se vendet e varfra dhe vendet në zhvillim nuk e kanë marrë veten ende nga pandemia e koronavirusit, ndërsa tani përballen me më shumë sfida.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tashmë kemi përballë një krizë tjetër, lufta në Ukrainë. Efektet e kësaj lufte ndihen globalisht në çmimet e ushqimeve, tek energjia dhe hapësira fiskale. Si gjithmonë, vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të ulëta janë më të prekurat. Rritja globale parashikohet të ngadalësohet në 2.9% në vitin 2022, ndërsa inflacioni mund të arrijë deri në 8.7% për vendet në zhvillim. Pyetja është, a mund t’i zgjidhim këto probleme globale vetë? Përgjigja është jo. Sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale”, theksoi ajo.

 

 

“Kur do ta ndaloni luftën?; “Pse nuk e ndaloni luftën?”, ishin pyetjet që iu bënë ministrit të Jashtëm të Rusisë nga gazetarët, pyetje që nuk morën përgjigje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ministrat e Jashtëm të G7 nuk morën pjesë në darkën e mirëseardhjes së këtij takimi, pasi sipas ministers së Jashtme të Indonezisë i pranishëm ishte shefi i diplomacisë ruse.

 

Gjatë kësaj ngjarjeje, ministrat e Jashtëm zhvillojnë takime të veçanta me homologët e tyre. Në takimin e lartë të G20 marrin pjesë vendet perëndimore që kanë akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë, të cilat ajo i mohon, dhe kanë vendosur sanksione, por edhe vende si Kina, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut që kanë heshtur ndaj Rusisë./VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";