Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës.

Sipas mediave kosovare, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar në spital.

Raportohet se ajo ka arritur që të “arratiset”nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:
“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.