Të paktën një person është vrarë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë autoritetet.

Dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, pasi katër katet e banesës nëntëkatëshe u shkatërruan, tha përmes një njoftimi Shërbimi shtetëror i Emergjencës.

“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejmë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ende nuk është e qartë se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuar 21 persona. /ERL