Ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një aeroplan në Shën Petersburg dhe u arrestua.

Andrei Pivovarov u mor për pyetje në Shën Petersburg dhe u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”, tha avokati i tij.

Autoritetet ruse nuk kanë ende një koment.

Pivovarov u nxor nga aeroplani që do të udhëtonte për në Varshavë, teksa ishte në aeroportin Pulkovo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një postim në aplikacionin Telegram, Pivovarov tha se autoritetet planifikojnë ta dërgojnë atë në qytetin Krasnodar, për arsye ende të panjohura.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";