Një oficer i policisë franceze është lënduar të shtunën kur një veturë e kapluar nga zjarri shpërtheu në parkingun e një sinagoge në qytetin bregdetar La Grande-Motte, tha një zyrtar i unionit të policisë.

Policia tha se po e heton këtë incident si tentim zjarrvënie e qëllimshme.

“Një veturë shpërtheu përballë sinagogës në La Grande-Motte. Një oficer lokal u lëndua”, shkroi në X William Maury nga unioni i Aleancës së Policisë Nacionale.

Ai tha për BFM TV se polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat lokale raportuan se dy vetura u përfshinë nga zjarri dhe së një njërën prej tyre ndodhej një bombol gazi.

Policia e konfirmoi rastin si tentim zjarrvënie e qëllimshme, por nuk dha hollësi.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se policia është në kërkim të një të dyshuari.

“Dua t’i sigurojë qytetarët tanë hebrenj dhe qytetin [Le Grande-Motte] se e kanë gjithë mbështetjen time dhe dua të them se, me kërkesën e presidentit Emmanuel Marcon, janë duke u marrë të gjitha masat për ta gjetur autorin”, shkroi ai. /REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";