Një stuhi e fortë godet Gjermaninë

 

Gjermania është përfshirë nga një stuhi e fortë me shpejtësi ere deri në 152 km/orë. Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, kurse ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime. Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të drurëve të rrëzuar, në disa rajone madje ka mungesë të rrymës elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha. Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi. Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat.

 

Sot  priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuhi tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";