Së paku 16 persona vdiqën kur një anije e cila barte migrantë u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje.

 

Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.

 

Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo rrugë shfrytëzohet edhe nga refugjatët që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Azi apo Lindje të Mesme.

 

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, vlerësohet se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në tentimi për të arritur në Evropë që nga janari e deri në nëntor të këtij viti./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";