Vaksina e kompanisë Pfizer është efektive 90%. Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla. Ministri gjerman i Shëndetësisë menjëherë foli për rezultate inkurajuese. Vaksina u zhvillua nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.

 

Parashikimi është që vaksinën ta kenë në dispozicion Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda nëntorit dhe së shpejti edhe në Evropë. Vaksina është e përshtatshme për njerëzit midis 16 dhe 85 vjeç. Do të nevojiten dy doza, edhe nëse të dhënat tregojnë se ka dhënë rezultate të mira që në dozën e parë. Dozat duhet të mbahen në minus 80 gradë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fazat një dhe dy të provave, gjatë verës, matën prodhimin e antitrupave tek vullnetarët. Faza tre u përdor për të llogaritur efektivitetin. Me këtë vaksinë janë testuar 45 mijë vullnetarë.

 

Brenda muajit ose në dhjetor priten të dhëna edhe nga dy vaksinat e tjera: AstraZeneca me Oxford dhe Moderna. Johnson & Johnson gjithashtu pritet të përfundojë testimin në dhjetor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";