Ka gjithçka qe mund të përkëdhelë dhe shplodhë syrin e një vizitori, pishat, liqenet, gjelbërimin ajrin e pastër madje edhe tunelin.

Shumë e krahasojnë edhe me një Zvicër të vogël pranë Elbasanit. Por që të arrish në këtë bukuri natyrore nuk është aq e lehtë.

Pamja është fantastike. Pishat, liqeni ajri i pastër, dhe mikpritja e banorëve, janë ato me të cilën mund të përballesh. Por për shumë vite me radhë, në Funar mungon investimi në infrastrukturën rrugore.

Mungesa e rrugës dhe në përgjithësi e infrastrukturës në këtë zonë, ka ndikuar edhe tek banorët vendas të cilët hasin vështirësi edhe për kryerjen e punëve të tyre në bujqësi dhe blegtori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse i lenë në harresë, kjo zonë tashmë e ka reklamën e saj dhe ndërtimi i rrugës do ta kthente shumë shpejt në një atraksion turistik mjaft të lakmuar jo vetëm nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj.(a2)