Spanja do të anulojë javën e ardhshme mbajtjen e maskës së fytyrës, një nga masat e ndërmarra kundër pandemisë Covid. Kabineti po planifikon t’i japë fund përdorimit të mjetit mbrojtës në mjediset e jashtme, të martën.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias është shprehur se masa do të hiqet pasi nuk është më e nevojshme. “Duke qenë se normat e infektimit dhe treguesit e tjerë kanë rënë prej disa ditësh, qeveria e konsideron situatën me Covid-19 të lehtësuar”, shtoi ministrja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spanja po ndjek shembullin e disa vende të tjera evropiane që kanë filluar të heqin kufizimet e lidhura me Covid. Maskat në natyrë nuk janë më të detyrueshme as në Francë dhe Italia gjithashtu njoftoi të mërkurën se do të planifikonte heqjen e kufizimeve.

 

Përsa i përket Spanjës, rajone të shumta të saj kanë hequr tashmë thuajse të gjitha kufizimet e tjera. Bask dhe Katalonia kanë anuluar edhe Green Pass si një kërkesë për të marrë pjesë në evente të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";