Talebanët i vunë zjarrin një gruaje pasi nuk i pëlqeu gatimi i saj, thotë The Sun.
Një grup ekstremistësh po shkojnë derë më derë duke terrorizuar fshatarët, shprehet ish gjykatësja afgane Najla Ayoubi, kryetare e koalicionit Every Woman Treaty, që bën fushatë për fundin e dhunës ndaj grave e cila thekson se ka dëgjuar “histori të tmerrshme” .
“Po i detyrojnë njerëzit t`u japin ushqim dhe të gatuajnë për ta”, u shpreh Ajoubi. “Një gruaje i vunë zjarrin në veri të vendit sepse nuk i pëlqeu gatimi i saj. Na mbërrijnë ndërkohë fjalë për shumë gra të reja që i kanë larguar drejt shteteve fqinjë në arkivole, për t’i përdorur si skllave seksi.
Ndërsa familjet i detyrojnë t’i martojnë vajzat e tyre me ushtarë talebanë. Ku i kanë premtimet se gratë do të shkojnë në punë, se nuk po i shohim gjëkundi, po shohim vetëm këto mizori”, shtoi ajo.