Qeveria holandeze do të shpallë masa të reja të premten si pasojë e shifrave rekord të infektimeve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ndërsa spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jong.

“Shkalla e infeksionit është më e lartë se kurrë,” tha de Jong në një letër drejtuar parlamentit sot. “Pranimet në spital vazhdojnë të tejkalojnë vlerësimet dhe ne nuk kemi parë ende më të keqen” , shtoi ai.

Ndërkohë, edhe qeveria e Francës do të shpallë masa të reja kufizuese  kundër COVID-19 më 25 nëntor, pasi numrat e infeksioneve janë rritur ndjeshëm në të gjithë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";